DACI Barije
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në fshatin Sllovë të Dibrës. U dëbua për motive politike. Më 18 prill 1994, me vendim nr. 28, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Sllova, Dibër, në Shijak, Durrës, prej 1953 deri më 1957. AISKK, F. 1, V. 2013, D. 5/1, Fl. 1791.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]