DACI Hasan
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1920, në Mat. Më 17 shtator 1950, me vendim nr. 436, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi «për bashkëpunim me bandat e armatosura, strehim e furnizim të arratisurish», me 20 vjet burg, humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet dhe punë të detyruar. Me dekret nr. 3146, datë 12 shtator 1960, iu fal dënimi mbi të drejtën elektorale. Liruar me kusht më 6 gusht 1957. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.2452-2453.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]