DAIU Shemsi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1908, në Elbasan. Më 17 shtator 1951, me vendim nr. 409, Gjykata e Elbasanit e deklaroi fajtor «për krimin se me qëllim sabotimi ka përpiluar kalkulime jo të sakta në grumbullimin e drunjve industial, panjë dhe mëllëzë, duke shkaktuar nga kjo mosrealizmin e planit», dhe e dënoi me 5 vjet e 6 muaj burg me punë të detyruar. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.540-541

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]