DAJÇI Shefqet
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1925, në Gjakovë, Kosovë. Më 24 dhjetor 1949, me vendim nr. 316, Gjykata ushtarake e Tiranës e dënoi për «tentativë arratisje», me 5 vjet burg me punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave elektorale për 2 vjet. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.345-346.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]