(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1885, në Sallmanaj, Durrës. Më 3 korrik 1945, me vendim nr. 164, Gjykata e Larte e dënoi si “kriminel lufte”, me burg të përjetshëm, konfiskim të pasurisë dhe heqjen e të drejtës elektorale. Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës Shijak, me vendim nr. 34, dt. 28 korrik 1945, nën kryesinë e kryetarit z. Qazim Dami, urdhwroi konfiskimin e pasurisë të S. Dajës, si pjesë e ndëshkimit të tij si i burgosur politik, pasi: “ka qenë kryetar i Legalitetit” dhe si pjesmarrës “në luftime kundra Ush. N.Çl”. AISKK, F.1, V. 2013, D.5/1, Fl. 1036. Gazeta Zyrtare, 29 maj 1946, f. 3.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]