DAJANI Daniel Llesh
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1903, në Blinisht, Shkodër. Më 22 shkurt 1946, me vendim nr. 7, Gjykata ushtarake e Shkodrës e dënoi me vdekje si «organizator i Bashkimit Shqiptar». AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl. 1236-1237.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]