DAKA Tomë Ndoj
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Shkodër, në vitin 1896. Më 18 shtator 1946, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e dënoi me dy vjet heqje lirie për «krimin e sabotimit të reformës agrare në bashkëpunim». U arrestua sërish më 1963, dhe më 4 nëntor të po atij viti, Gjykata Popullore e Shkodrës e dënoi me një vit burg për «krimin e fyerjes së përfaqësuesit të pushtetit». Më 1 dhjetor 1965, Gjykata e Qarkut të Shkodrës e shpalli fajtor në bazë të neneve 64, 10 e 14 të Kodit Penal, dhe e dënoi me pesëmbëdhjetë vjet burg dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. F. 1, Viti 2013, D. 5, f. 740.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]