DALANI Nuredin
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 28 shkurt 1920 në Nivicë, Tepelenë. Më 30 maj 1994, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktit të vuajtjes së dënimit me 3 vjet burg, prej 10 dhjetor 1945 deri më 23 dhjetor 1948. Është mbajtur në hetuesi, në Gjirokastër. AISKK, F.1, V. 2013, D.5/1, Fl. 1122.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]