DALIP Ali
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në fshatin Starovë të Pogradecit. Me vendim të Komitetit Ekzekutiv N.Çl të Nënprefekturës Pogradecit, nr. 53, dt. 27 korrik 1945, “i sekuestrohen pasuritë e tundëshme e të pa tundëshme Ali Dalip nga Katundi Starovë tash i burgosur për arsye politike. Pasunija e tundëshme është si vijon: 2 buaj, 2 lopë, 1 mës.” Gazeta Zyrtare, 15 qershor 1946, f. 3.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]