DALIPI Fetah
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1902, në Luar, Fier. U pushkatua për motive politike. Më 27 tetor 1993, me vendim nr. 1056, Gjykata e Fierit vendosi njohjen e faktit të vrasjes së F. D. nga forcat partizane, sepse ishte anëtar i Ballit Kombëtar, më 30 prill 1944. AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl. 625-626.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]