(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1900 në Kulluricë, Sarandë. Më 6 korrik 1951, me vendim nr. 86, Gjykata Ushtarake Gjirokastër e dënoi për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe «strehim dhe furnizim të diversantëve», me 11 vjet burg dhe humbjen e të drejtave elektorale për 2 vjet. Më 7 gusht 1964, me vendim nr. 26, Gjykata Ushtarake Gjirokastër e dënoi për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor», me 10 vjet burg dhe heqjen e të drejtës elektorale për 3 vjet. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl. 1646.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]