DALLASHI Gëzim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1940, në Lundër, Tiranë. U internua për motive politike. Më 2 korrik 1992, me vendim nr.13, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Tirana në Berat, prej 1945 deri më 1947. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.465-466.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]