DANAZETI Riza
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1905, në Brezhdan, Dibër. Më 14 maj 1994, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktit «të vuajtjes së dënimit për motive politike», prej 3 dhjetor 1946 deri më 3 dhjetor 1947, me vendimin nr. 166 të Gjykatës ushatarke të Elbasanit, më 12 prill 1947. AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl. 1839-1840

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]