(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në fshatin Menkulas të Devollit, më 14 shtator të vitit 1933. Më 3 dhjetor 1982, Gjykata e Korçës e dënoi me nëntëmbëdhjetë vjet burg, humbjen e së drejtës elektorale për pesë vjet kohë dhe pesë vjet internim për «tradhëti ndaj atdheut duke u vënë në shërbim të shteteve të huaja» dhe «agjitacion e propagandë». Më 29 prill 1983, Gjykata e Korçës e ridënoi me njëzet e pesë vjet burg për «tradhëti ndaj atdheut». F. 1, Viti 2013, D. 5, f. 430.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]