(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1953, në Krajk, Bulqizë. Më 16 gusht 1976, me vendim nr. 5, Gjykata e Lezhës e dënoi «për largim pa leje nga vendi i internimit», me 5 muaj burg. Më 11 korrik 1983, me vendim nr. 51, Gjykata Lezhë e dënoi për «agjitacion e propagandë» dhe «largim pa leje nga vendi i internimit» me 8 vjet e 6 muaj burg dhe heqjen e të drejtës së zgjedhjes për 5 vjet. AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl.2558-2559.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]