DARAGJATI Ernest
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në fshatin Daragjat të Shkodrës, më 22 shkurt të vitit 1959. Më 16 qershor 1994, me vendim nr. 1664, Gjykata e Rrethit të Shkodrës vendosi njohjen e faktit të vdekjes, pushkatimit pa gjyq, të Ernest Daragjatit nga forcat komuniste më 19 dhjetor 1990 për «motive politike», si «pjesëmarrës në demonstratën antikomuniste të 13 dhjetorit 1990». F. 1, Viti 2013, D. 5, f. 626.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]