DARAGJATI Filip
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në fshatin Daragjat të Shkodrës, më 2 shkurt të vitit 1918. U burgos, u internua, u deklasua dhe iu konfiskua pasuria. I vëllai, Mark Daragjati [shih] vdiq në burg, kurse vëllai tjetër, Zef Daragjati [shih], u dënua me njëzet vjet heqje lirie. F. 1, Viti 2013, D. 5, f. 602.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]