(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Shkodër, në vitin 1927. Më 20 dhjetor 1956, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e dënoi me dhjetë vjet heqje lirie, humbjen e së drejtës civile për dy vjet kohë dhe konfiskimin e plotë të pasurisë për «tradhëti ndaj atdheut në formën e arratisjes jashtë shtetit» (dënim i kombinuar). F. 1, Viti 2013, D. 5, f. 680.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]