DAUTI Arshi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1880 në Palavli, Delvinë. Më 21 shtator 1945, me vendim nr. 44, Gjykata ushtarake e Delvinës e dënoi «për krime kundër luftës nacionalçlirimatre, si armik i popullit, se ka nënshkruar vendimin për vrasjen e njërit nga Sotira si anëtar i n/ komitetit të Delvinës, ka marrë vendime për arrestime, djegie, operacione, ka qenë anëtar i n/komitetit të BK në Delvinë, eksponent i krahinës së Rrëzomës, ka propaganduar për përçarjen e radhëve të lëvizjes», me 20 vjet burg, konfiskimin e gjysmës së pasurisë dhe humbjen e të drejtave qytetare e politike për kohën e burgimit. Me këtë vendim iu sekuestruan: 1 shtëpi, 5 ara, 2 bahçe, njëzet e dy kokë dhen, dy qè, një lopë dhe dy gomerë. Si akuzë i konsiderohej dhe fakti që djalin e kishte “të arratisur politik”. AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl. 2077-2078, 2655-2656. Gazeta Zyrtare, 27 korrik 1946, f. 6.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]