DEDA (frroku) Ndrec Preng

DEDA (frroku) Ndrec Preng
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1928, Perlat Epër, Mirditë. Më 18 shkurt 1993, me vendim nr. 38, Gjykata e Mirditës vendosi njohjen e faktit të vrasjes «nga forcat e ndjekjes në prill 1950, për motive politike». Ndiqej si antikomunist, ndaj për t’iu shmangur arrestimit vendosi të arratisej jashtë vendit. U vra në përpjekje për t’u arratisur. AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl. 1375-1376

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]