(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Martir i kombit dhe i klerit katolik. Lindi në Shkodër, më 14 dhjetor 1890. Diplomohet për filozofi e teologji në kolegjin e Propaganda Fides në Romë. Meshtar në Shodër, Koman, Hajmel, etj. Arrestihet në vitin 1946 dhe torturohet për dy vjet çnjerëzisht nga Sigurimi i Shtetit, deri në varje dhe elekroshok. Qendroi i paepur. Me vendim të Gjykatës Ushtarake të Shkodrës dt.8.01 1948 u dënua me vdekje me akuzën “për krime politike”, bashkë me 16 klerikë të tjerë si Imzot Frano Gjini, Padër Mati Logoreci, Atë Çiprian Nikaj etj. Vendimi u ekzekutua në mesnatën e 11 marsit 1948. Pjetër Pepa, Tragjedia dhe lavdia e klerit katolik, Tiranë, 2007
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit