(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1911, në Rrogozhinë. Më 13 gusht 1945, me vendim nr. 98, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e dënoi «për krimin armik i popullit», me 5 vjet burg me punë të rëndë, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet. Me vendim të Komitetit Ekzekutiv të Nënprefekturës së Peqinit, nr. 29, 5 shkurt 1945 , i sekuestrohet 1/8 e pasurisë: «tokë buke 70 dynym, një shtëpi në katundin Rrogozhinë». AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.2873-2874. Gazeta Zyrtare 24 qershor 1946, f. 7
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]