DEDA Mëhill
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

I rënë në Dukagjin në reprezaljet pas Lëvizjes së Postribës. Lindur në Dukagjin. Komandanti i operacionit ushtarak, Musa Daci njofton Komandën e Qarkut të Mbrojtjes Popollore, për vrasjet në përpjekje të të arratisurve kryesisht në rajonin e Dukagjinit, ku vazhdonte rezistenca edhe përgjatë muajit shtator 1946 mes të cilëve nr. (9) u ekzekutua edhe Mëhill Deda. Arkivi i MB, Fondi DMP, v. 1946 D. 62, raporte të Mihallaq Ziçishtit, cit. sipas Uran Butka, Kryengritjet e para kundërkomuniste, ISKK, Tiranë, 2013, f. 294

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]