DEDA Marije Shtjefën

DEDA Marije Shtjefën
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Disidente politike, Martir i demokracisë. Lindi në Shkodër, më 1916. Familjes Zojzi, nga rridhte Maria, komunizmi i kishte pushkatuar shtatë të afërm dhe katër të tjerë i dergjeshin ndër burgje politike. Pas Kryengritjes së Postribës, arratiset nga Shkodra për në fshatrat Sheldi e Rragam bashkë me bashkëshortin. Pas tre muaj ndjekjeje, më 5 Dhjetor 1946, Maria, Pjetër Deda e Gaspër Zefi, rrethohen dhe bien në pritë të forcave të ndjekjes. I shoqi plagoset rëndë e vdes në duart e forcave të Sigurimit në Shkodër. Kufoma e saj u varros në pyllin e Meshkallës në vendin e quajtur Hija e Madhe. Major Mihallaq Ziçishti në shkresën dërguar Komandës së Sigurimit, Tiranë njoftoi: “në ora 5 të natës së sotme forcat e këtij qarku rrethuan dhe kapën kriminelët e arratisur Pjetër Deda dhe Gaspër Zefi, të dy nga Shkodra, në kodrat e katundit Rragam. Gjatë përpjekjes, ka mbetur e vrarë Maria, e shoqja e Pjetër Dedës.” Arkivi i MB, Fondi DMP, v. 1946 D. 62, raporte të Mihallaq Ziçishtit, cit. sipas Uran Butka, Kryengritjet e para kundërkomuniste, ISKK, Tiranë 2013, f. 293-294; Fatbardha Saraçi (Mulleti): Kalvari i grave në burgjet e komunizmit, [bot. i dytë]: ISKK, Tiranë 2013, f. 21-22

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]