DEDA (muzhani) Marie
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Bashkëshortja e Guljelm Dedës [shih]. Lindi në Shkodër, më 1922. U martua me Gulielmin në vitin 1962, në Lushnjë. Autoritetet e shtrëngonin ta braktiste të shoqin, duke i ofruar në shkëmbim punë në Tiranë, por ajo kundërshtoi. Bashkëjetoi me të shoqin në kampet e Ndërnenasit dhe Savrës deri në vitin 1990. Ndryshimi politik, bashkëshortët Deda, i sjell në Tiranë ku nuk gjejnë strehim. Për ta Italia bëhet zgjidhja më e afërt. Vdiq më 1998 në Peruxhia. Paola Pucci, cit. sipas Fatbardha Saraçi (Mulleti): Kalvari i grave në burgjet e komunizmit, [bot. i dytë], ISKK, Tiranë, 2013, f. 491-493

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]