(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Ish kryetar i komunës së Shkrelit (Shkrel, Malësi e Madhe 1914 – 18 korrik 1946). Pjesëmarrës në Kryengritjen e Malësisë së Madhe. Krahu i djathtë i Llesh Marashit, prijës e luftëtar i mirëfilltë i kryengritjes. Në gjyqin e zhvilluar në Shkodër më 1 korrik 1946, kundër 21 personave të arrestuar gjatë vitit 1945 në qarkun e Shkodrës, i etiketuar armik nga Prokurori A. Çela, dënohet me vdekje. Pushkatohet më 18 korrik në të njëjtën ditë me ekzekutimin e Ll. Marashit e Dom A. Trackit. Arkivi i MB, D. 62, cit. sipas Uran Butka: Kryengritjet e para kundërkomuniste, ISKK, Tiranë, 2013, f. 293-294
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit