DEDA Sose
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Dukagjin, më 4 qershor të vitit 1880. U internua për «çështje politike». Më 8 prill 1993, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendoi t’i njohë kohën e internimit nga rrethi i Shkodrës në rrethin e Beratit dhe të Tepelenës, prej 5 prillit të vitit 1945 deri më 10 qershor 1950. F. 1, Viti 2013, D. 5, f. 670

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]