DEDAJ Gjon Mark
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1918, në Prosek, Mirditë. Më 19 shtator 1945, me vendim nr. 154, Gjykata ushtarake e Tiranës e dënoi se kishte «dezertuar nga radhët e ushtrisë kombëtare» dhe kishte marrë me vete municione, me 10 vjet burg me punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave civile për aq kohë. AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl. 1419-1420

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]