DEDGJONI Gjokë Ndue
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1949, në Fregën, Mirditë. U dënua me burg, dy herë me të njëjtën akuzë, «tradhëti ndaj atdheut». Më 20 gusht 1977, me vendim nr. 93, u dënua me 18 vjet burg; më 22 mars 1979, me vendim nr. 8, u dënua, duke qenë në burg, me 15 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet. Të dy vendimet u bashkuan dhe përfundimisht u dënua me 25 vjet burg. AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl. 1417-1418

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]