DEDI Dom Lazër
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Prift dioqezian. Lindi në Shkodër, në vitin 1900. Kreu shkollën e mesme dhe të lartë në Gjenova të Italisë, ku u shugurua meshtar më 13 korrik 1919. Shërbeu si famulltar për shumë vite në malësitë e Pukës dhe më vonë në fshatrat e rrethit të Shkodrës. Në mbledhjen e përgjithshme të Klerit Katolik Shqiptar nën kryesinë e Imzot Bernardin Shllakut, më 26 qershor 1951, nënshkroi Statusin e Kishës Katolike të Shqipërisë. U arrestua dhe qendroi një vit nën tortura të tmerrshme në mjediset e Sigurimit Shtetit. U lirua pa u dënuar. Shenjat e plagëve të duarve e të këmbëve nuk iu hoqën derisa vdiq, në vitin 1967. Zef Simoni: Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare, Shkodër 1993, f. 160

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]