DELIA Lin
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1927, në Pukë. U internua për motive politike. Më 18 prill 1992, me vendim nr. 16, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit dhe dëbimit nga rrethi Pukë në Tepelenë dhe Savër, Lushnjë, prej 10 shkurt 1951, deri më 30 shtator 1991. Nga këto, sipas komisionit, 3 vjet internim. AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl. 740-741

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]