DELIU Mehmet
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1918, në Shegas, Lushnjë. Më 2 gusht 1946, me vendim nr. 320, Gjykata Ushtarake e Beratit e dënoi për «agjitacion e propagandë», me 3 vjet burg dhe konfiskim pasurie. Më 18 dhjetor 1947, me vendim nr. 43, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e dënoi për «agjitacion e propagandë», me 10 vjet burg me punë të detyruar. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.2869-2870

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]