DEMA Ali Hysni
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindur më 1933 në Korçë. Periudha e internimit 5/14/1945 – 5/14/1954; 5/11/1954 – 6/16/1989. Nëntor l944: forcat partizane e nxjerrin nga shtëpia në Tiranë dhe internohet familjarisht në Berat; pastaj në kampin e Kamzës. Aliu ishte djali i madh i 5 fëmijëve të Vasfijes e Hysniut. U rrit në internim, në kampin e Porto Palermos, të Tepelenës. Aliu me familjen përfundoi në kampet e Myzeqesë: Savër, Plug, Gradisht. U lirua më 1989. [Rudina Dema] cit. në: Fatbardha Saraçi (Mulleti): Kalvari i grave në burgjet e komunizmit, [bot. i dytë]:), ISKK, Tiranë 2013, (intervistë me Rudina Demën) f. 482- 483

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]