(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1929, në Shkodër. Më 22 shkurt 1946, Gjykata Ushtarake Shkodër e dënoi se kishte “marrë pjesë në mbledhje që bëhen seminare”dhe kishte “pranuar vendimet”për “atentatet që do t’u bëheshin njerëzve të pushtetit”, me 5 vjet burg me punë të detyruar dhe konfiskim të pasurisë. AISKK, F.1, V. 2013, D.5/1, Fl. 887
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]