(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Dibër. Me vendim të Komitetit Ekzekutiv të Nënprefekturës së Zerqanit (Peshkopi), nr. 7, dt. 18 janar 1946, «i dënuemi nga Gjyqi Ushtarak i Korp. I-rë si kriminel lufte, Hysni Dema nga Homeshi banues në Tiranë asht marrë n’akuzë penale si kriminel lufte, i cili ndodhet n’arrati mbrenda Shtetit për arsyena politike, dhe ish kapiten Mil Dema për arsye se ka luftue kundra Lëvizjes Nacional Çlirimtare […] siellë si ndeshkim sekuestrimin e pasunis së tyre. Pjesa që i takon për sekuestrim Mil Demës, vëllajt të Hysniut, asht pasunija e tundëshme dhe e pa tundëshme sekustrue n’emën të babës së këtyne Dine Dema dënue si kriminel lufte». Gazeta Zyrtare 29 maj 1946, f. 2
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit