DEMA Shemsije
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1915, në Bulqizë. U internua për motive politike. Më 18 prill 1994, me vendim nr. 28, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Dibra në Berat dhe Tepelenë, prej shkurtit 1945 deri më nëntor 1949. AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl.2579-2580

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]