(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Kurvelesh të Tepelenës, në vitin 1910. Më 14 qershor 1945, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e shpalli «armik të popullit» dhe e dënoi me 10 vjet privim lirie me punë të rëndë, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave elektorale e politike. U riarrestua në burg më 25 maj 1949, dhe më 25 nëntor të po atij viti, Gjykata e Lartë Ushtarake e deklaroi fajtor se, në bashkëpunim, «ka formuar në burgun e Vlorës një organizatë klandestine», «është lidhur me elemente reaksionarë» dhe «ka qenë për përmbysjen me dhunë të pushtetit», ndaj dhe e dënoi me vdekje, me humbjen e përhershme të të drejtave dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. F. 1, Viti 2013, D. 5, f. 230
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit