DERDA Idris
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Derjanë, Kurbin. Më 21 nëntor 1946, Komiteti Ekzekutiv i N/Prefekturës së Burrelit urdhëroi «sekuestrimin e pasunis private të “kriminelit të luftës e armik i popullit” Idris Derda nga katundi Derjanë: pasuni e tundëshme: sendet në inventar; pasuni e patundëshme: 7 dynym tokë të punueme, 2 dynym tokë me emnin Qaf-line, 5 dynym tokë me emnin Rrosek, 1 dynym tokë me emnin Djerre, 5 dynym zabele me emrin Kashje e Mures, 1 dynym zabele me emnin Rrypa, 3 dynym zabele me emrin Kashnjet i Madh, të gjithë këto janë të ndodhuna në katundin Derjan». Gazeta Zyrtare, 27 shkurt 1947, f. 4

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]