DERTI Sabri
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1915, në Blliçe, Dibër. Më 22 janar 1951, me vendim nr. 4, Gjykata e Lartë, Kolegji Ushtarak, e dënoi «për bashkëpunim me diversantët», me 6 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 2 vjet. AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl. 1674-1675

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]