DERVANI Mustafa
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Jugosllavi, në vitin 1905. U internua për «çështje politike». Më 18 prill 1994, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga rrethi i Shkodrës në rrethin e Lushnjës, prej 15 marsit të vitit 1951 deri më 5 maj 1955. F. 1, Viti 2013, D. 5, f. 595

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]