DERVINA Isuf
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1926, në Krujë. Më 29 maj 1997, me vendim nr. 138, Gjykata e Krujës vendosi të njohë faktin e vdekjes më 14 qershor 1951, nga torturat, në burgun e Gjirokastrës, ku ndodhej i burgosur për motive politike. AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl. 2046-2048.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]