DERVISHI Faik
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në fshatin Cangonj të Devollit, më 7 gusht të vitit 1922. Më 8 nëntor 1945, Gjykata e Korçës e deklaroi fajtor si «eksponent të rinisë së Ballit» dhe për «agjitacion e propagandë», ndaj e dënoi me burgim të përjetshëm, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e së drejtës elektorale baraz me kohën e dënimit. F. 1, Viti 2013, D. 5, f. 434

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]