DERVISHI Merjeme
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1920, në Durrës. U internua për motive politike. Më 18 gusht 1992, me vendim nr. 16, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga rrethi Martanesh në Berat, prej 10 qershor 1945 deri 30 maj 1946. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.528-529

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]