DERVISHI Qani
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në fshatin Dukaj të Tepelenës, më 1 janar të vitit 1921. Më 7 tetor 1946, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi «kriminel lufte dhe armik të popullit», dhe e dënoi me 20 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e së drejtës elektorale baraz me kohën e dënimit. F. 1, Viti 2013, D. 5, f. 378

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]