DERVISHI Rihane
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Burrel më 1919. U internua për motive politike. Më 18 gusht 1992, me vendim nr. 16, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Martaneshi, Mat, në Berat, prej 10 qershor 1945 deri më 10 prill 1946. AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl. 2121-2122, 2525-2526

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]