DERVISHI Staf Shaban
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1889, në Martanesh, Burrel. Më 6 maj 1946, me vendim nr. 48, Gjykata ushtarake e Elbasanit e dënoi «se ka marrë pjesë në Ballin Kombëtar, ka marrë pjesë në vrasje, plaçkitje, djegie», me 10 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave qytetare e politike. Më 10 nëntor 1946, me vendim nr. 68, Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës Klos, i konfiskoi pasurinë e tij private. AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl. 2116-2117, 2520-2521. Gazeta Zyrtare, 22 maj 1946, f. 6

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]