DERVISHLLARI Safet
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në fshatin Kurtes të Kolonjës, në vitin 1904. U arrestua më 2 maj 1946, dhe më 14 shtator të po atij viti, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi fajtor për «pjesëmarrje në organizatën e Ballit Kombëtar», dhe e dënoi me dy vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale baraz me kohën e dënimit. F. 1, Viti 2013, D. 5, f. 308

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]