DESTANISHA Antoneta
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Bashkëshortja e Gjon Destanishtës (Shkodër 1913 – 1987). Periudha e internimit 3/1/1945- 3/1/1953; 5/14/1954- 4/2/1969. Janar 1945: Antoneta, me katër fëmijët e saj, ngarkohen në një kamion nga Sigurimi i Shtetit dhe internohen: fillimisht në kampin e punës në Berat, në Kuçovë, në Tepelenë dhe në Savër. Strehohen në baraka mbuluar me llamarinë e dysheme të baltosur në dimër e pluhur në verë. Komanda e detyronte të kryente punë angari (bartje drush, uji, etj). 1970: kthehet në Shkodër në një dhomë përdhese të shtëpisë, pasi katin e dytë, ua kishin zënë familjet e zyrtarëve. Fatbardha Saraçi (Mulleti): Kalvari i grave në burgjet e komunizmit, [bot. i dytë]: ISKK, Tiranë 2013, f. 42-43

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]