DESTANISHA Kol Gjon
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindur më 1939 në Shkodër. Periudha e internimit 3/1/45- 4/2/1969. Djali i Gjon Destanishës i internuar familjarisht për shkak të ekzekutimit të të atit më 1945, përjetoi internimin në kampet e punës në Berat, në Kuçovë, në Tepelenë dhe përfundimisht në kampin e Savrës (1958- 1968) në Lushnje. Jozef Radi: Internim.Savra: listë dixhitale, përbërja familjare, krahina, shpërndarja gjeografike, Ankona 15 prill, 2007, f. 8

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]