(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Oficer xhandarmërie, (Shkodër 1903 – Pejë 1950). Me vendosjen e diktaturës komuniste, largohet në malet e Dukagjinit, për të organizuar qendresën kundër regjimit të sapovendosur. U pushkatua pa gjyq për «motive politike» në burgun e Pejës, Prishtinë. Në lidhje me datën e vdekjes, Gjykata përcakton 31 dhjetor 1950. Nuk i është gjetur varri. Fatbardha Saraçi (Mulleti): Kalvari i grave në burgjet e komunizmit, [bot. i dytë]: ISKK, Tiranë 2013, f. 42; F. 1, Viti 2013, D. 4, f. 789
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]